Mr. Muharem Omerdiq
         Sarajevë

 


Burimet e dijes në shkencën e akaidit


 

Çështja e burimeve të dijes është njëri ndër problemet themelore të teorisë së dijes, epistemiologjisë. Çdo teori e dijes duhet të përgjigjet në pyetjet: me anë të çkahit arrihet dija, si lind (krijohet) dhe cilat janë burimet e saj?

Në burimet hanefito-maturidite të shkollës akaidore së pari shtrohen burimet e dijes. Zakonisht prezantohen burimet vijuese:

– Shqisat (
عيان apo خواص ),
– Lajmet, informatat (
أخبار),
– Arsyeja (
عقل ) dhe,
Gjykimi (
نظر ).

Në procesin e arritjes së dijes nuk hiqet dorë nga asnjë nga tre burimet e cekura. Secili nga ata ofron lloj dhe shkallë tjetër të dijes. Së këndejmi, një burim nuk mund ta kryejë funksionin e tjetrit as mund ta përmbush vendin e tij.

Çdo burim i dijes është i plotëfuqishëm në fushën e vet. Për shembull, burimi i dijes sonë për botën fenomenale janë shqisat, deri sa lajmet (
خبر ) janë burim i njohjes sonë të së kaluarës. Që të fitohet mendimi për botën e padukshme ( غيب ), e cila nuk është objekt i shqisave, ekziston nevoja për gjykimin njerëzor ( استدلال ) ose për lajmin pejgamberik.

Dija për sekretet është jashtë fushëvëprimit të arsyes; ky është mbëltimi i Zotit i të kuptuarit në zemrën e njeriut, i cili është i gatshëm ta pranojë këtë dije dhe kjo është e destinuar për pejgamberët dhe evlijatë. Arsyeja dhe gjykimi i njerëzve të zakonshëm është tepër larg mundësisë së të kuptuarit të kësaj dijeje. Edhe pse shqisat dhe arsyeja janë burime të cilat drejtpërdrejt sigurojnë dije, megjithatë ata janë burime, ndërmjetës të së cilës është lajmi (
خبر ).

Duke i shfrytëzuar shqisat dhe arsyen si burime të dijes, vetë bëhemi bashkëfolës të arsyes dhe shqisave. Te lajmi (
خبر ), ndërkaq, gjendja është ndryshe. Aty nuk jemi bashkëfolës i drejtpërdrejtë i objektit të dijes, por ai që neve na jep lajmin, i cili na njofton. Lajmi ( خبر ) në bazë zë fill në shqisa. Njeriu, pra, njofton për gjerat të cilat vetë i sheh, i dëgjon dhe i ndjen. Nuk ekziston asnjë lajm që në themel nuk bazohet në shqisa.

Në disa dituri të tjera, si për shembull në tesavuf, trajtohet edhe dija mbi gjendjet e cila vjen me intuitën, ku arsyes nuk i është dhënë se me korrektësi mund të përcaktojë apo konstituojë argumentet e njohjes së kësaj diturie. Kjo është e krahasueshme me perceptimin tonë të diçkahit që është e ëmbël apo e hidhur. Dija për këtë nuk është e mundur të arrihet përveç në mënyrë empirike. Përshkrimi dhe demonstrimi nuk janë në shërbim të dijes.

Ahmed Bejadi-zade konsideron se lajmet që rjedhin nga njeriu bazohen te shqisat. Në këtë rast duket se shkaku i marrjes së lajmeve si burim sigurisht është orientuar nga synimi që Shpallja dhe lajmi pejgamberik të futen në burimet e dijes. Sepse kur thonë lajmi korrekt, me këtë mutekelimunët kuptojnë lajmin e padyshimtë, të saktë dhe të vërtetë pejgamberik (
متواتر ).

Këtu do ta shtrojmë një qasje të shkurtër të burimeve të dijes për të cilat flitet në veprat akaidore, kurse të cilat Bejadi-zade i trajton në dorëshkrimet e veta si pasues dhe komentues i drejtimit hanefito-maturidit në shkencën e akaidit.

 

Përktheu: Nexhat Ibrahimi

Lexo artikullin e plotë në PDF.