Nexhat Ibrahimi

Kontributi i Imam Ebu Hanifes në fushën e akaidologjisë

 

Hyrje

 

Trajtimi i personalitetit shumëpërmasash të Ebu Hanifes dhe i pikëpamjeve të tij polisemike kërkon njohje të gjerë të jetës dhe të veprës së tij gjatë viteve 80-150 h./700-767 dhe njohjen e personaliteteve të tjera fikhore, akaidologjike dhe politike të kohës para tij, gjatë kohës së tij dhe pas tij.

Ebu Hanifeh ishte dhe mbeti kolos, gjigant dhe fanar i mendjes njerëzore, besimtar i pathyeshëm dhe zemër e madhe njerëzore. Me fjalën e tij, me veprën e pashembullt dhe me shembullin e tij ishte dhe do të mbetet ideal, drejt të cilit synojnë miliona zemra dhe mendje. Çdo përpjekje e deritashme për ta ndriçuar jetën dhe veprën e tij, paraqesin tentime të zbehta përballë faktit se çka ishte dhe çka paraqet ai për botën islame dhe botën përgjithësisht. Është bindja ime se Ebu Hanifeh nuk është hulumtuar, studiuar dhe analizuar sa duhet në botën muslimane. Veprat e shkruara përkitazi me Ebu Hanifen, janë të pamjaftueshme si në cilësi ashtu edhe në sasi. Për këtë arsye, kemi edhe disa absurde rreth jetës së tij intelektuale.

Edhe shumë shkencëtarë seriozë kanë rënë në kurthin e disa shkencëtarëve diletantë, por edhe të disa tradicionalistëve fanatikë, se Ebu Hanifja vetëm në fillim të jetës së tij është marrë me akaid dhe me shkencat racionale dhe, kinse, duke parë kotësinë e kësaj diturie, ai u dha ekskluzivisht pas çështjeve fikhore. Vetë kronologjia e veprave të Ebu Hanifes, e sidomos Kitab’ul-vasijjeh, e shkruar kah fundi i jetës së tij, provojnë të kundërtën. Ai deri në fund të jetës luftoi për besim të drejtë, si brenda muslimanëve ashtu edhe jashtë tyre.

 

Lexo tekstin e plotë në PDF.