Dr. Ejjub Ali
 

Imam El-Maturidiu
Jeta, vepra dhe mësimi

 
 
Hyrje
 

Diskutimi detaj mbi parimet thelbësore të Islamit, në shekullin e dytë e të tretë hixhrij (VIII dhe IX gregorian), i ka sjellur dijetarët muslimanë deri te rezonimi filozofik mbi natyrën dhe atributet e Zotit dhe mbi raportet e tij ndaj njeriut dhe universumit. Si rezultat, u lind dituria e re e skolastikës muslimane e quajtur 'Ilm ul-kelam.

Në realitet, mu'tezilitët e kanë themeluar këtë shkencë të re dhe i kanë dhënë kontribut të përhershëm zhvillimit të saj. Lëvizja e tyre ka filluar me miratimin e qëndrimit racional në raport me disa çështje teologjike, por kur arritën fuqi të madhe, ata morën qëndrim agresiv kundrejt oponentëve të vet. Muslimanët ortodoksë i janë kundërvënë lëvizjes mu'tezilite prej vetë fillimit dhe kanë tentuar t'i refuzojnë mësimet e tyre me anë të metodës tradicionale. Një pjesë e ortodoksëve kanë anuar, madje edhe kah metodat violente.

Idetë e kundërta dhe qëndrimet kundërshtare kanë krijuar kaos dhe konfuzion në mendim dhe lëkundën themelin e ideve të vjetra dhe të besimeve tradicionale muslimane. Thellë është ndjerë nevoja e zgjidhjes së krizës dhe pranimit të një rruge të mesme dhe të një qëndrimi tolerant. Në këtë periudhë kritike të historisë së teologjisë muslimane u paraqitën në tri pjesë të botës muslimane, tre dijetarë eminentë: El-
Maturidiu në Azinë qendrore, El-Esh-ariu në Irak dhe El-
Tahaviu në Egjipt. Të gjithë këta janë orvatur t'i harmonizojnë idetë e kundërta dhe t'i shtrojnë problemet teologjike të kohës duke e aprovuar sistemin, që do ta kënaqte arsyen dhe do t'ia adaptonte parimeve të përgjithshme të Kur'anit dhe të Sunnetit. Ata bërën ndikim të thellë e të përhershëm në zhvillimin e mëvonshëm të filozofisë dhe teologjisë muslimane dhe konsideroheshin baballarë të tri shkollave të mendimit që i kanë marrë emrat sipas tyre.
 

Nga kroatishtja:
Nexhat Ibrahimi

Lexo tekstin e plotë në PDF.