Dr. Ejjub Ali
 

Jeta, vepra dhe mësimi i Imam Tahaviut


 

A. Jeta dhe veprat e Tahaviut


Ebu Xhafer Ahmed ibn Muhammed ibn Salame El-Azdi, El-Hixhrij Et-Tahawij është lindur në fshatin Taha në Egjiptin e Epërm. Të parët e tij erdhën nga Jemeni në Egjipt dhe u vendosën aty kur Egjipti ra nën sundimin musliman. Ka mosmarrëveshje rreth datës së lindjes së tij. Vitet 229/843, 230/844, 238/852 dhe 239/853 biografët i marrin për datë të lindjes. Es-Sem'ani konsideron se është i lindur më 229/843 dhe kjo është e saktë. Vdiq në Egjipt më 321/933.

Et-
Tahaviu kryesisht është preokupuar për Hadith dhe Fikh dhe është konsideruar si njëri nga muhaddithët dhe fekihët më të mëdhenjë të kohës së vet. Sipas Ebu Is'hak Esh-Shiraziut, ai ishte lideri i fundit i fikhut hanefij në Egjipt.  Ka filluar të studiojë ligjin shafiit te daja i tij Ebu Ibrahim Ismail El-Muzaniu (vd. 264/878), nxënësi më i lavdishëm i Imam Esh-Shafiut; pas braktisjes së shkollës së tij iu përkushtua studimit të fikhut hanefit te Esh-Shejh Ebu Xha'fer Ahmed ibn Ebu Imrani (vd. 285/898), i cili u bë kadiu kryesor i Egjiptit (270/883). Ekzistojnë shumë versione të biografëve për shkakun e kalimit të tij në shkollën hanefite, por, si duket, më i sakti ka qenë ai që pikëpamjes së tij kritike më tepër i përgjigjej sistemi i Ebu Hanifes se ai i Imam Shafiiut.

Et-
Tahaviu shkoi në Siri më 268/882 për mësime të mëtejshme të fikhut hanefit dhe u bë nxënës i kadiut Ebu Hazim Abdulhamid ibn Xha'ferit, atëherë gjyqtari kryesor i Sirisë.  Hadithin e ka mësuar te një numër i madh shejhësh, sidomos te ata të cilët atë kohë e kanë vizituar Egjiptin, kurse ka pasur edhe një varg nxënësish të shkëlqyeshëm.  Është vlerësuar si autor i veprave të shumta nga të cilat këtu do të mund të përmendeshin si vijon:

1. Sherh Meani'l-
athar, 2. Mushkil el-athar, 3. Ahkam ahkam'ul-Kur'an, 4. Ihtilaf'ul-ulemai, 5.En-Nevadir'ul-fikhijjeh, 6. Kitab'ush-shurut'il-kebir, 7. Esh-Shurut'ul-ewsat, 8. Sherh Xhamiu's-sagir, 9. Xhamiu'l-kebir, 10. El-Muhtasar, 11. Menakib Ebi Hanifeh, 12. Tarih'ul-kebir, 13. Er-Rredd ala kitab'il-mudel-lisin, 14. Er-Rredd ala Ebi Ubejd, 15. Er-
Rredd ala Isa ibn Abban, 16. Hukm aradi Mekka etj..


 

Përktheu: Nexhat Ibrahimi

Lexo tekstin e plotë në PDF.