Printo!
Kategoria: Ahlak
Lexuar: 661 herë

 

Dr. Ismail Raxhi el-Faruki


TEVHIDI DHE ETIKA *
 

Tevhidi pohon se Zoti i vetëm e ka krijuar njeriun në formën më të mirë me qëllim që ta adhurojë e t’i shërbejë Atij. Prandaj, bindja ndaj Zotit dhe plotësimi i urdhrave të Tij përbëjnë  raison d’être-n e njeriut. Tevhidi gjithashtu pohon se ky qëllim konsiston në mëkëmbësinë e njeriut në tokë në emër të Zotit. Sepse, sipas Kur’anit, Zoti i ka ofruar njeriut emanetin e Tij, një emanet të cilin qielli dhe toka nuk mundën ta bartin dhe prej të cilit ato u druajtën plot tmerr. Emaneti i Zotit është përmbushja e pjesës etike të vullnetit të Zotit, vetë natyra e të cilit kërkon që ai të realizohet në liri, kurse njeriu është e vetmja krijesë që mund ta bëjë këtë. Sikur vullneti i Zotit të realizohej me domosdoshmërinë e ligjit natyror, realizimi i tij nuk do të ishte moral, por elementar a utilitar. Vetëm njeriu ka aftësinë që këtë ta realizojë nën mundësinë e kryerjes apo të moskryerjes në përgjithësi, apo të kryerjes së të kundërtës me atë apo diçka të mesme. Është ky ushtrim i lirisë njerëzore sa i përket bindjes ndaj urdhrave të Zotit që plotësimin e urdhrit të Zotit e bën moral.


Lexo artikullin e plotë në PDF.

 

* Ky artikull përbën kaptinën e gjashtë të librit: Tevhidi – implikimet e tij për mendimin dhe jetën të Dr. Ismail Raxhi el-Farukit, botoi Logos A, Shkup 2006, f. 123-155.