Ali PAJAZITI
Murtezan ISMAILI
Mentor HAMITI
ETIKA: SFIDË E MILENIUMIT TË TRETË
fjalët kyçe: moraliteti, etika, deeticizimi, kriza morale, edukimi, UEJL, rinia universitare
Abstrakt
Elizabeth Dodswell thotë se "çështjet kryesore me të cilat sot ballafaqohet njerëzimi janë ato të moralit dhe të etikës". Si asnjëherë më parë, njerëzimi po përballet me sfida të shumta, me probleme të shkaktuara nga "çnjerëzimi i njeriut", me dilema etike tepër kritike që kërkojnë zgjidhje të shpejtë. Politikëbërësit, juristët, eticienët dhe bashkësitë fetare, por edhe çdo individ që jeton në këtë kohë të krizologjisë globale, të skajshmërive (Hobsbawm), të krizës dhe brengës së njeriut modern (Guenon, S.H. Nasr) duhet të japin kontributin e tyre për një botë më shpresëdhënëse, më të mirë se ajo e shekullit XX, i cili s'i plotësoi pritjet për të qenë epokë e vetërealizimit, mirëqenies dhe lumturisë të njeriut bashkëkohor. Shekulli dhe mileniumi në të cilin kemi hapëruar janë një faqe e re e historisë, në të cilin nuk mund të mbijetohet me vlerat dhe etikën e shekullit XX (Huddleston). Pra duhet të ndryshojë kursi. Kjo trajtesë shkencore merret me çështjen e etikës dhe të moralit, me krizën etike me të cilën po përballemi dhe me trendin e riaktualizmit të diskursit etik. Në këtë kontekst jep edhe një pasqyrë të pikëpamjeve të studentëve të Universitetit të Europës Juglindore për etikën, për nevojën për zgjerim të rrjetit etik. Qëndrimet studentore janë vjelur përmes një ankete 14-
Lexo tekstin e plotë në PDF.
Huazuar nga: www.alipajaziti.net