Familja është njësia më e vogël e shoqërisë. Ajo është modeli më i vogël i strukturës së mbarë shoqërisë. Një strukturë e shëndoshë familjare është një tullë e rëndësishme për një shoqëri të shëndoshë. Një familje që në vete strehon anëtarë të qetë e të lumtur, ajo bart një potencial të madh për një shoqëri të qetë e të lumtur.

Nuk ka dyshim se esenca e qytetërimit islam është Islami, apo se esenca  e Islamit është tevhidi, që është akti i pohimit se All-llahu xh.sh. është Një, Krijues absolut dhe transcendent, Zot dhe Mjeshtër i çdo gjëje që ekziston.

Fjala Islam do të thotë të bësh paqe dhe dorëzim. “Të bësh paqe” do të thotë që besimtari të jetojë në paqe e qetësi me vetveten dhe me rrethin ku banon. “Dorëzimi” përdoret për ta theksuar pranimin e vullnetit të Zotit.

Këtu keni 3 libra të përgatitur nga një grup atorësh që u dedikohen nxënësve të klasave 6, 7 dhe 8 të shkollave fillore në Turqi, ku mësimi fetar zhvillohet edhe nëpër shkollat publike. Me një përkthim dhe përshtatje të shkëlqyeshme të gjuhëtarit të mirënjohur Dr. Mithat Hoxha, këto tekste besojmë se do t'u shërbejnë shumë mësuesve fetarë (mual-limëve) nëpër mektebe e nëpër shkolla publike si dhe nxënësve të tyre.

Mesazhi i Islamit është i thjeshtë dhe i plotë: t’ia nënshtrosh vetveten tërësisht Zotit dhe Krijuesit, Një Zoti të Vërtetë. Formula e tij për suksesin dhe zhvillimin është e qartë dhe e shkurtër: beso sinqerisht dhe zbukuroje jetën tënde me vepra të drejta e të ndershme! Besimi i drejtë nënkupton besimin në njëshmërinë e Zotit dhe në sovranitetin e Tij të vetëm ...